Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), përfundimin e hetimeve në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të gazetares Klodiana Lala, Berberit i është komunikuar akuza për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në nëntë raste. Ish-kreu i ARRSH-së është një prej 26 të pandehurve në dosjen që lidhet me hetimet për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe procedurat e prokurimit publik të dyshuara si të parregullta. Në kuadër të kësaj çështjeje, SPAK ka përfunduar hetimet edhe për Ballukun dhe persona të tjerë të përfshirë në dosje, e cila pritet të kalojë për gjykim në Gjykatën e Posaçme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

