Lajme Zone
Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, arrestohet në Tiranë kushëriri i tij, Eno Agasi!

Hetimet për zhdukjen e verës me vlerë 950 mijë euro së Ergys Agasit nisën pas kontrolleve që SPAK ushtroi në vilën e tij në një zonë në periferi në Tiranës lidhur me hetimet për abuzimet me tenderët e AKSHI-t.

Policia ka vënë në pranga pas 8 muajsh në arrati kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, Eno Agasin, për të cilin Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi dyshohet se zhduku shishet e shtrenjta të verës që u sekuestruan nga SPAK në vilën e Ergys Agasit në dhjetor të vitit 2025. Eno Agasi u prangos te Rruga e Barrikadave teksa po lëvizte me automjet, ndërkohë që ai dyshohet për 'vjedhje' dhe 'pengim për zbulimin e të vërtetës'. Eno Agasi ishte lokalizuar nga Prokuroria e Tiranës dhe i ishin dhënë koordinatat Policisë. Hetimet ndaj tij po kryhen nga prokurori Bledar Valikaj. Hetimet për zhdukjen e verës së Agasit nisën pas kontrolleve që SPAK ushtroi në vilën e tij në një zonë në periferi në Tiranës lidhur me hetimet për abuzimet me tenderët e AKSHI-t. LEXO EDHE:Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë Bëhet fjalë për rreth 600 shishe verë të markave të shtrenjta. Gjatë kontrolleve në vilën e Agasit në dhjetor 2025, agjentët e BKH-së, të cilët ushtruan kontroll me urdhër të SPAK kishin konstatuar se pijet ishin pa pullë fiskale. Për këtë ato njoftuan Doganën, e cila bllokoi mallin, por pa e vënë atë në ruajtje, deri në momentin kur do duhet të shkonin për të tërhequr shishet e bllokuara, të cilat ishin zhdukur. Për këtë episod u shpall në kërkim Eno Agasi. Në atë kohë kur ndodhi operacioni u tha se do të hetohej edhe roli i Doganave apo personave dhe institucioneve të tjerë që kishin në ruajtje mallin e gjetur. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/Shqiptarja.com TAG: dosja akshi ergys agasi eno agasi spak Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Or tej: 16/09/2026 22:29 Na u tha gurmazi per nje gote vere 50mij euroshe or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.1% Të gabuar 88.7% Nuk e di 5.3% Vota total: 1745 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?