Grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998-të vijonte të ishte në fokusin kryesor të mediave dhe faktorit ndërkombëtar. Ambasadorët e akredituar në vendin tonë paralajmëronin se rreziku për kaos ishte i pranishëm pasi demokratët do të mblidheshin sërish në shesh. Në anën tjetër ishte diskutimi për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Berishës dhe zyrtarëve të tjerë të PD që akuzohehsin si organizatorët e kryengritjes së armatosur.Në shtypin e shkruar të datës 17 shtator Gazeta Shqiptare shkruan se : “Nano shpëton Berishën nga burgu”. Këtu i referohet burimeve nga një takim mes socialistëve ku kryeministri Nano u ka thënë se nuk mund ta bëjnë diçka të tillë tani ku mes socialistëve diskutohej heqja e mandatit. Kryeartikulli i Koha Jonë ishte ky: “Meidani: Nuk i takoj puçistët”. Akuzat ë ashpra për kundërshtarët pasqyroheshin në botimet politike RD dhe ZP pas grushtit të shtetit.
