Lajme Zone
“Po shkelni Kushtetutën!”/ Bardhi përplaset me mazhorancën për pagat e magjistratëve, PS rrëzon kërkesën e PD-së: Hipokritë
PolitikëPamfleti

“Po shkelni Kushtetutën!”/ Bardhi përplaset me mazhorancën për pagat e magjistratëve, PS rrëzon kërkesën e PD-së: Hipokritë

Bardhi kërkoi tërheqjen e draftit për pagat e magjistratëve, me argumentin se duhet të vijojnë konsultimet me institucionet e drejtësisë, për të shmangur një tjetër shkelje të Kushtetutës.

Bardhi paralajmëroi se mungesa e konsultimeve me organet e drejtësisë mund të sjellë një tjetër përplasje me Kushtetutën, por PS nuk pranoi shtyrjen e votimit. Gazment Bardhi Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në Kuvend ka kërkuar në emër të opozitës heqjen nga rendi i ditës së pikës për votimin e formulës së re për përllogaritjen e pagave të magjistratëve.

Bardhi kërkoi tërheqjen e draftit për pagat e magjistratëve, me argumentin se duhet të vijojnë konsultimet me institucionet e drejtësisë, për të shmangur një tjetër shkelje të Kushtetutës.

"Na kanë ardhur opinionet e shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni nuk ka pasur mundësinë t’i shqyrtojë këto opinione. Drejtuesit e organeve të drejtësisë janë thirrur brenda 30 minutave për t’u dëgjuar. Komisioni i Ligjeve ka miratuar një version krejt të ndryshëm nga ai që ishte propozuar në korrik, version që nuk është konsultuar me askënd. E gjitha kjo e vendos përpara përgjegjësisë Kuvendin për ta tërhequr nga rendi i ditës, sepse rrezikojmë të shkelim përsëri Kushtetutën. Të marrim kohën e mjaftueshme për të diskutuar me organet e drejtësisë dhe ky Kuvend të marrë një vendim për zgjidhje përfundimtare.", tha Bardhi.

Sipas Bardhit, PS nuk mund të tallet me trajtimin financiar të gjyqtareve nëse duam që ata të jenë të pavarur.

"Kuvendi vendoset para përgjegjësisë për ta tërhequr nga rendi i ditës këtë projektligj pasi rrezikohet që ju të shkelni kushtetutën. Të marrim kohën për të diskutuar me shoqatat e magjistratëve

Është e paimagjinueshme që sistemi i drejtësisë të jetë nën presionin e mazhorancës për 7 vite. Ne nuk mund të tallemi me trajtimin financiar të gjyqtareve nëse duam që ata të jenë të pavarur.”, shtoi Bardhi.

Ndërkohë kjo kërkesë është rrëzuar nga mazhoranca socialiste.Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e cilësoi hipokrite kërkesën e PD-së, e cila u rrëzua me 79 vota kundër. Balla tha se është lajm pozitiv që opozita del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke iu referuar kritikave dhe akuzave të saj të mëparshme ndaj drejtësisë.

“Kuvendi, që nga viti 1998, ka një praktikë të konsoliduar sa i përket procedurës që ndjek në transpozimin e vendimeve të Kushtetueses. Këshilli i Legjislacionit e ka përfunduar detyrën e vet. Madje, Kushtetuesja duhet të marrë shembull nga Këshilli ynë i Legjislacionit. Më vjen mirë të dëgjoj që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është lajm pozitiv, sepse tregon reflektim nga ato sharje dhe kërcënime që jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh. Sot jemi këtu për të votuar një projektligj. Vota jonë ndaj kërkesës së PD-së është kundër. Është kërkesë hipokrite. Më thanë që jemi vonuar dhe tani që e kemi sjellë, na thoni ta shtyjmë”, tha Balla.

Drafti i PS parashikon rritje me rreth 8 500 lekë të pagës referuese, ndërsa magjistratët kërkojnë një rritje rreth 9 herë më të lartë, të miratuar edhe nga KLGJ e KLP.

Ndërkohë, në 5 interpelancat e kërkuara nga PD, ministrat do të pyeten për 102 kontejnerët me mbetje toksike në Durrës, përdorimin e pretenduar të forcës policore në protesta, si dhe çështje të arsimit, energjisë dhe shëndetësisë.gazment bardhi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Dënimi i liderëve të UÇK-së, Peleshi: Kuvendi do të shprehë qëndrimin për vendimin e Hagës! 17 Shtator 2026, 10:5010:50Politike Përgjimet e Ahmetajt, Gjekmarkaj: Më parë paratë ua jepnit kriminelëve të brendshëm, tani atyre jashtë 17 Shtator 2026, 10:4710:47Politike KAYO/ Tabaku: Nuk diskutohet ngritja e Komisionit, Kushtetuta na garanton hetimin 17 Shtator 2026, 10:1210:12Politike Vendimi i Hagës përtej emocioneve: Pse u dënua Hashim Thaçi e shokët e tij? 17 Shtator 2026, 10:0710:07Politike Bardhi kërkon Komision Hetimor për KAYO-n: Të zbardhet si janë shpenzuar 34 milionë euro 17 Shtator 2026, 10:0710:07Politike “Si i mori 34 mln euro Yeffet-i i Ramës?”/ PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO” 17 Shtator 2026, 09:5309:53Politike