Lajme Zone
DOSJA AKSHI/ U la në burg nga GJKKO, Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit
PolitikëShqiptarja

DOSJA AKSHI/ U la në burg nga GJKKO, Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit

Biznesmeni Ergys Agasi është transferuar nga Blloku i Sigurisë në paraburgimin e Bradasheshit, pasi GJKKO e la në burg. Në seancën e djeshme, ai mohoi akuzat e SPAK, duke deklaruar se nuk ka marrë pjesë dhe as ka përfituar nga tenderët e AKSHI-t.

TIRANË- Biznesmeni Ergys Agasi do të qëndrojë në paraburgimin e Bradasheshit, në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se, pasi GJKKO la në fuqi masën “arrest në burg”, Agasi është transferuar nga Blloku i Sigurisë në një qeli paraburgimi në Bradashesh. Në seancën e një dite më parë, e cila zgjati mbi 4 orë, Agasi mohoi 7 akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij për dosjen e abuzimit me tenderët e AKSHI-t. Ai deklaroi para gjykatës se nuk ka marrë pjesë dhe as ka përfituar financiarisht nga tenderët e AKSHI-t, si dhe mohoi të ketë qenë pjesë e një grupi kriminal. Ndaj Agasit ishte caktuar që prej dhjetorit të kaluar masa “arrest në burg” në mungesë. SPAK e akuzon se ishte në krye të një grupi kriminal që, përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit, paracaktonte tenderët e AKSHI-t. Ai akuzohet për të paktën 7 vepra penale. LEXO EDHE:U kap në makinë me Agasin, ish-efektivi Shpataraku në GJKKO! I sekuestrohet arsenal me pistoleta e shotgun në banesë Pas 8 muajsh në arrati, Agasi u arrestua më 26 gusht në Durrës. Mjeti me të cilin udhëronte Agasi ishte piksur që në qytetin e Elbasanit dhe u ndoq për gati 40 kilometra, deri kur iu vendosën prangat në zonën e “Plepave”. Në makinë me të, si drejtues i mjetit, ndodhej edhe ish-zyrtari i lartë i Policisë, Uljan Shpataraku. Ky i fundit u arrestua në flagrancë për përkrahje të autorit të krimit dhe sot del para GJKKO-së për masën e sigurisë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: burgu i bradasheshit ergys agasi dosja akshi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Or tej: 29/08/2026 10:28 Rregullojini pak hunden se ka dale si pinoku or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.3% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 5275 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?