Ministria e Drejtësisë i përcjell dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri autoriteteve franceze. Bashkëngjitur kërkesës për ekstradim është vendosur edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si person që dyshohet se ka kryer 7 vepra penale. "Ministria e Drejtësisë bën me dije se, në përputhje me legjislacionin shqiptar, marrëveshjet ndërkombëtare dhe procedurat e bashkëpunimit juridik me Republikën Franceze, ka përcjellë sot pranë autoriteteve kompetente franceze kërkesën për ekstradimin e shtetasit E. B., të përcjellë nga organi procedues, së bashku me dokumentacionin përkatës. Vijimi i procedurës së ekstradimit do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin e Republikës Franceze dhe instrumentet ndërkombëtare në fuqi. Ministria e Drejtësisë do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj në këtë procedurë, në përputhje me ligjin dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente të të dy vendeve", njoftoi Ministria e Drejtësisë. LEXO EDHE:Pagat e magjistratëve/ Berisha: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, por Edi Rama me politikat e tij pengmarrëse e ka përmbysur piramidën e pagave Ermal Beqiri u arrestua disa ditë më parë në Francë, pasi u kap duke fluturuar me avion privat mbi një central. Pak ditë më parë SPAK njoftoi se ka kërkuar sekuestrimin e disa pasurive të biznesmenit Beqiri me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, një kështjelle në departamentin e Oise me vlerë rreth 2.6 milion euro, llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente e mjete motorike. Ermal Beqiri kërkohet nga SPAK lidhur me abuzimet me tenderët e AKSH. Ndaj tij, SPAK ka ngritur veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: ministria e drejtesise spak dosja akshi ERMAL BEQIRI Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59.2% Nuk e di 5.7% Vota total: 527 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

