Lajme Zone
“Dorëheqje, poshtë diktatura!” Rama ndjek protestën nga zyra: Po refuzojnë dialogun
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“Dorëheqje, poshtë diktatura!” Rama ndjek protestën nga zyra: Po refuzojnë dialogun

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve, duke publikuar një video nga zhvillimet e sotme para Kryeministrisë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve, duke publikuar një video nga zhvillimet e sotme para Kryeministrisë.Në pamje shfaqen karriget e vendosura nga kreu i qeverisë si një ftesë simbolike për dialog, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar këtë nismë me thirrjet për dorëheqje. Rama ka ironizuar thirrjet e protestuesve, duke iu referuar kërkesave të tyre me sloganet: “Dorëheqje”, “Poshtë diktatura” dhe “Poshtë komunizmi”.“Duam dialog, deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, thotë Rama në reagimin e tij.