Protestuesit janë bërë sërish “Zotër” të bulevardit Dëshmorët e Kombit. Ata kanë thirrur në kor “Dorëheqje, dorëheqje”. Vazhdohet që të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në bulevard dëgjohen shpërthime molotovësh, që hidhen nga protestuesit. Edhe pse policia hedh pa fund sasi të madhe gazi lotsjellës, qytetarët nuk e ndalin revoltën e tyre. Policia ka nisur që të përdorë plumba gome. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Bulevardi protesta
