Lajme Zone
Dorëheqja e Arben Carës, ministri Lamallari prezanton drejtorin e ri të Komanduar të Mbrojtjes nga Zjarri (EMRI)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dorëheqja e Arben Carës, ministri Lamallari prezanton drejtorin e ri të Komanduar të Mbrojtjes nga Zjarri (EMRI)

Drejtori i ri i Komanduar i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Ervis Gjoshi, deri më tani ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka prezantuar sot drejtorin e ri të komanduar të Drejtorisë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, Ervis Gjoshi, i cili do të ushtrojë detyrën e drejtuesit të komanduar të këtij institucioni. “Me një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit, me përvojë të gjatë në drejtimin e strukturave të sigurisë, si zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë dhe më herët si shef Komisariati në Dibër, ai sjell në këtë detyrë eksperiencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për një strukturë kaq të rëndësishme. Rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH dhe një program kombëtar për parandalimin e zjarrit mbeten prioritet për detyrën që i është besuar”, shprehet ministri Lamallari. LEXO edhe...'Dëmi nga zjarri është i pallogaritshëm këtë vit', Lamallari takim me drejtuesit vendorë të Policisë: Do të ngrihet njësi e re për Krimet Mjedisore Në vijim të reagimit të tij, Lamallari thotë se qytetarët duhet të kenë një shërbim profesional, të organizuar, të gatshëm në çdo kohë dhe që adreson sfidat komplekse të emergjencave. “Parandalimi është qëllimi madhor i qeverisë shqiptare dhe ajo çfarë presin më shumë qytetarët shqiptarë”, thekson Ministri i Punëve të Brendshme. Ervis Gjoshi merr detyrën pas dorëheqjes nga drejtimi i MZSH të Arben Carës. R.Xh/ReportTv.al ministri i brendshem Ervis Gjoshi Zjarrfikësit arben cara Besfort Lamallari Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.9% Social media 16.4% Vota total: 2238 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?