Lajme Zone
Politologu: Protesta e ka detyruar opozitën të reflektojë, aleat i papritur
PolitikëCNA

Politologu: Protesta e ka detyruar opozitën të reflektojë, aleat i papritur

Politologu Ermal Hasimja komentoi sot sjelljen politike të...

Politologu Ermal Hasimja komentoi sot sjelljen politike të opozitës shqiptare, ndërsa në Tiranë po zhvillohen protesta prej më shumë se dy muajsh.

Në një dalje televizive, Hasimja u shpreh se opozita ka reflektuar lidhur me këtë zhvillim dhe se e sheh protestën si një aleat të papritur.

Sipas politologut, grumbullimet e përditshme të qytetarëve kanë vënë në pikëpyetje edhe vetë natyrën dhe karakterin e opozitës. “Opozita ka kuptuar se protesta ka qenë një aleat i papritur, ndoshta i vështirë sepse ka vënë në pikëpyetje edhe vetë natyrën dhe karakterin e opozitës. Po ta shohësh nga pikëpamja jonë që nuk jemi pjesë e opozitës, mendoj se është gjë pozitive se e ka detyruar opozitën që të reflektojë”,-tha Hasimja./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.