Lajme Zone
'Dora e Zotit' e përjetësoi në futboll, topi i golit të Maradonës del në ankand për 2.5 milionë dollarë
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Dora e Zotit' e përjetësoi në futboll, topi i golit të Maradonës del në ankand për 2.5 milionë dollarë

Fanella që ylli argjentinas veshi më 22 qershor 1986 kundër Anglisë mban rekordin, me një vlerë të shitur në ankand prej 9.3 milionë dollarësh.

Topi i futbollit me të cilin legjenda e ndjerë argjentinase Diego Armando Maradona shënoi golin e famshëm të “Dorës së Zotit” në Kupën e Botës 1986 do të nxirret në ankand këtë muaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një shitje që pritet të kalojë shifrën e 10 milionë dollarëve. Ai gol, i shënuar në fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinalet e Botërorit (22 qershor 1986), është një prej momenteve më ikonike në historinë e futbollit. Maradona u ngrit në ajër dhe e shtyu topin me grusht, por arbitri nuk e vuri re shkeljen dhe e akordoi golin. Pas ndeshjes në Mexico City, ylli argjentinas tha se golin e kishte shënuar “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”. Argjentina më pas u shpall kampione e botës pasi mposhti në finale Gjermaninë Perëndimore. LEXO EDHE:Plan terrorist për të sulmuar me bomba në një ndeshje të Botërorit 2026 dhe për të vrarë Lionel Messin, në shënjestër edhe Ronaldo Shtëpia e ankandeve 'Heritage Auctions', me seli në Teksas, pret që topi të shitet për një shumë me tetë shifra kur të dalë në ankand më 21-23 gusht. Oferta fillestare do të jetë 2.5 milionë dollarë. Fanella që Maradona veshi gjatë asaj përballjeje mes Argjentinës dhe Anglisë aktualisht mban rekordin si fanella më e shtrenjtë e futbollit, pasi u shit për 9.3 milionë dollarë. Në atë ndeshje, Diego, i cili ndërroi jetë në nëntor 2020, shënoi gjithashtu edhe “Golin e Shekullit”, i konsideruar si goli më i bukur në historinë e Kupës së Botës. Në atë kryevepër të futbollit, Maradona mori topin pranë vijës së mesfushës, dribloi pesë kundërshtarë. Më pas, pasi kaloi edhe portierin Peter Shilton, e dërgoi topin në rrjetë. Tensionet mes Argjentinës dhe Anglisë, dy rivalëve të vjetër, u ringjallën në një gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, ku skuadra amerikano-jugore fitoi 2-1, përpara se të humbiste finalen 1-0 ndaj Spanjës. Në aspektin politik, të dyja vendet kanë një mosmarrëveshje të gjatë mbi sovranitetin e Ishujve Falkland, të njohur në Argjentinë si Ishujt Malvine. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Boterori 2026 FIFA Diego Armando Maradona Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 60.9% Nuk e di 4.9% Vota total: 3068 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?