Megi Ibrahimi, studente ekselente në intervistë me News24 foli për protestën kundër qeverisë. Ibrahimi theksoi se Shqipëria ka mungesë meritokracie, duke shtuar se fatkeqësisht për një vend pune dominojnë miku, njohjet dhe pagesat. Ajo shtoi se studentët janë energjia e protestës dhe se tubimet sa vjen e do të kenë më shumë pjesëmarrje. Studentja ekselente, Megi Ibrahimi: Njeriu nuk proteston vetëm për padrejtësitë personale, por duhet të protestosh dhe për padrejtësitë që bëhen në vend, se një ditë do të vijë padrejtësia dhe ty. Unë protestoj sepse kurrikulat janë të prapambetura, sepse kanë vetëm teori dhe jo praktikë. Shqipëria ka mungesë meritokracie. Miku, njohjet dhe pagesat dominojnë për një vend pune. Këtë mund ta shikoj fare mirë. Studentët janë energjia e protestës. Protesta do të rigjallërohet me ardhjen e studentëve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ibrahimi protesta
