pamje nga vjedhja Një 19-vjeçar nga Gjirokastra ka rënë në prangat e Policisë pasi cili dyshohet se ka vjedhur për herë të dytë, arkën e një objekti kulti në lagjen “Partizani”.
Sipas policisë, i riu kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu, ku vuante dënimin për veprën penale të vjedhjes. Vjedhjet janë kryer gjatë datave 8 dhe 9 nëntor, kur nga arka e kishës janë marrë para.
Ka qenë adminmistratori i objektit të kultit i cili ka bërë kallëzimin e më pas, shërbimet e policisë nisën menjëherë hetimet, duke u munduar të identifikonin autorin.
Uniformat blu arrestuan 19-vjeçarin me inicialet K. Ll., ndërsa hetimet vazhdojnë me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes
Njoftimi i Polcisë: "Gjirokastër/Finalizohet operacioni i koduar “Arka”. Vodhi 2 herë në arkën e një objekti kulti, 1 javë pasi kishte kryer dënimin me burgim, për vjedhje, vihet në pranga 19-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të administratorit të një objekti kulti, në lagjen Partizani, se mbrëmjet e datave 8 dhe 9 nëntor, ishin vjedhur shuma parash, nga arka e objektit, finalizuan operacionin e koduar “Arka”.
Në kuadër të operacionit u identifikua, u lokalizua dhe u arrestua autori i dyshuar i vjedhjeve, shtetasi K. Ll., 19 vjeç, banues në Gjirokastër. Hetimi vijon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme."/CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

