Një dokumentar i ri mbi jetën dhe ndikimin e miliarderit Elon Musk do të publikohet përpara premierës së tij në Festivalin e Filmit në Venecia të këtij viti. Drejtuar nga regjisori fitues i çmimit Oscar Alex Gibney, “Musk” shënon udhëtimin e themeluesit SpaceX dhe Tesla duke përfshirë disa nga projektet e tij industriale, përfshirjen e tij në politikë dhe perceptimin polarizues të publikut ndaj tij. Dokumentari do të përfshijë një pamje të një përplasjeje raketash të kompanisë SpaceX.
Klipi do të paraqesë figurën e Elon Musk si “një njeri të hekurt në jetën reale”, “kapitalistin më të madh” dhe një “fashist”. Dokumentari rreth katër-orësh e përshkruan Musk si njeriun më të pakontrolluar në tokë.
“Musk” pritet të dalë premierë në Venecia mbrëmjen e 8 shtatorit dhe do të dalë në kinematë amerikane më 16 tetor.

