Lajme Zone
PolitikëReport TV

Dogjën toka dhe pemë në Krujë e Vlorë, arrestohen 2 autorët e dyshuar! Në kërkim 2 persona që penguan Policinë (VIDEO)


Policia e Shtetit u bën sërish apel qytetarëve që të mos ndezin zjarr për djegien e mbeturinave apo në toka bujqësore e kullota, duke theksuar se kjo praktikë është e rrezikshme dhe e dënueshme me ligj.

Dy persona kanë rënë në pranga për dy raste të ndryshme zjarrvënieje në Krujë dhe Vlorë, ndërsa në një prej rasteve Policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, pasi dyshohet se penguan efektivët gjatë kryerjes së detyrës. Në Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi I. H. (K.), 67 vjeç, i dyshuar se ndezi zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Zallë, për të djegur mbeturina bimore. Sipas Policisë, flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe pemë frutore. Si pasojë pati dëme materiale edhe në fshatin Halil dhe në vendet e quajtura “Kodra e Stafukeve” dhe “Kodra e Babasve”. LEXO edhe...Sherr mes disa personave në një beach bar në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO) Ndërkohë, në Vlorë u arrestua Altin Sinaj, 52 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, i identifikuar si autori i dyshuar i zjarrvënies së ndodhur më 6 korrik 2026 në vendin e quajtur “Qafa e Petës”, në fshatin Petë. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri. Policia bëri me dije se ka shpallur në kërkim edhe R. S., 62 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, vëllai dhe kushëriri i Altin Sinajt, pasi dyshohet se kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit të tij dhe më pas u larguan. Policia e Shtetit u bën sërish apel qytetarëve që të mos ndezin zjarr për djegien e mbeturinave apo në toka bujqësore e kullota, duke theksuar se kjo praktikë është e rrezikshme dhe e dënueshme me ligj. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/E.H/ReportTv.al Vlore krujë zjarret 2026 zjarrvenie Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 1618 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?