Lajme Zone
"Do t’ju njoh me Tempullin e Shpirtit"/ Biznesmeni Gjergj Luca hap dyert e "Rozafa Apollonia" në Fier
Të tjeraCNA

"Do t’ju njoh me Tempullin e Shpirtit"/ Biznesmeni Gjergj Luca hap dyert e "Rozafa Apollonia" në Fier

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka zgjeruar rrjetin e bizn...

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka zgjeruar rrjetin e bizneseve të tij me një tjetër restorant, “Rozafa Apollonia”, në qytetin e Fierit.

Pak ditë pasi njoftoi hapjen, Luca ka prezantuar sot nga afër, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ambientet e restorantit, të cilin e cilëson si “Tempulli i Shpirtit”. “Tani le të flasim seriozisht, pa lajka, pa sharje e pa rrena. Ejani bëhuni pjesë e "Tempullit të shpirtit", shtëpia ku Zoti është ulur këmbëkryq dhe ku historia shfaq virtytet më të mira të shqiptarisë...

Rozafa dera e hapur ku ju ushqeheni me dashuri për Zotin dhe për Atdheun”, thuhet në mbishkrimin e videos. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara, që në hyrje të restorantit ndërthuren elementë që përfaqësojnë besime të ndryshme fetare, së bashku me simbole dhe referenca të historisë ilire.

Brenda ambienteve të “Rozafa Apollonia” është vendosur edhe një bibliotekë, ku përfshihen botime françeskane, libra mbi Islamin, si dhe botime të vjetra që trajtojnë historinë e Shqipërisë, Ilirisë dhe Dardanisë.

Një tjetër element që tërheq vëmendjen është ndërthurja e teknologjisë me artin dhe historinë. Përmes një “infoscreen”-i prezantohet historia dhe jeta e figurave të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, portretet dhe statujat e të cilëve janë vendosur në muret dhe ambientet e restorantit. “Rroftë Shqipëria, rrofshi ju dhe hajde shifeni Tempullin e Shpirtit për t’u fisnikëruar. Sepse një komb që nuk di nga vjen, s’di ku është, s’di çfarë kërkon ose ku do të shkojë, nuk ka për t’u bërë kurrë”, shprehet Luca në përfundim të videos. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.