Lajme Zone
“Do të na mungosh përjetë”! Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend. Detajet e ceremonisë së lamtumirës
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Do të na mungosh përjetë”! Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend. Detajet e ceremonisë së lamtumirës

Familja e diplomatit të njohur Bashkim Zeneli ka njoftuar detajet e ceremonisë së lamtumirës dhe homazheve që do të zhvillohen në nder të tij.

Familja e diplomatit të njohur Bashkim Zeneli ka njoftuar detajet e ceremonisë së lamtumirës dhe homazheve që do të zhvillohen në nder të tij. bashkim zeneli OkPërmes një postimi në rrjetet sociale, vajza e tij, analistja e njohur dhe ekspertja e çështjeve te sigurisë, Valbona Zeneli ka bërë të ditur se homazhet do të mbahen të hënën, më 2 nëntor 2026, nga ora 11:00 deri në 13:00, pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë. Pas homazheve, diplomati do të përcillet për në banesën e fundit, në Varrezat e Sharrës. Ndërkohë, pritja e vizitave do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, më 3 dhe 4 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 17:00 deri në 19:00, tek Xheko Imperial (ish-Carlsberg), pas Presidencës, në Tiranë. Në mesazhin prekës të publikuar në rrjetet sociale, familja Zeneli shpreh dhimbjen për humbjen e njeriut të dashur, si dhe mirënjohjen për të gjithë ata që do t’i qëndrojnë pranë në këto momente të vështira. Postimi

Me zemra të thyera por me dashuri te madhe, i japim lamtumirën e fundit njeriut tonë me të shtrenjtë, Bashkim Zenelit.

Homazhet në nderim të jetës se tij do të mbahen të hënën, 2 nëntor 2026, nga ora 11:00 deri në 13:00, pranë Sallës së Seancave Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në Tiranë.

Më pas, do ta përcjellim për në banesën e prehjes, në Varrezat e Sharrës.

Pritja e vizitave do të bëhen ditën e martë dhe të mërkurë, 3 dhe 4 nëntor, në oraret 10:00–12:00 dhe 17:00–19:00, tek Xheko Imperial (ish-Carlsberg), pas Presidencës, Tiranë.

Faleminderit nga zemra të gjithëve që do të jenë pranë nesh në këto momente të vështira.

Do të na mungosh përjetë! Dashuria, mirësia, dinjiteti, dhe mesimet e tua do të jetojnë gjithmonë me ne.

Me dhimbje dhe dashuri të pafund,

Familja Zeneli

Screenshot 178 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb