Policia ndalon grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku edhe është zhvendosur protesta e studentëve. Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se u është komunikuar nga forcat e policisë se automjetet e mediave nuk lejohet të kalojnë për shkak të perimetrit të vendosur. Pas Ministrisë së Arsimit, studentët kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë Selisë së PS, por pa u shoqëruar me incidente. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
