Lajme Zone
Makina del nga rruga dhe përmbyset në Lezhë, plagoset një i ri
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Makina del nga rruga dhe përmbyset në Lezhë, plagoset një i ri

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i ri, ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u përplasur me disa objekte anësore, përpara se të përmbysej. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku i aksidentit. Policia pritet të përcaktojë rrethanat e plota të ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet