Lajme Zone
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete! Pesë persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete! Pesë persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Shkaqet e aksidentit mbeten ende në hetim, ndërsa paraprakisht dyshohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia kanë ndikuar në përplasjen mes automjeteve.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së Shtëpëzit, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore. LEXO edhe...Itali/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset për vdekje nga një automjet sapo del nga makina (EMRI) Shkaqet e aksidentit mbeten ende në hetim, ndërsa paraprakisht dyshohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia kanë ndikuar në përplasjen mes automjeteve. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. A.C/ReportTv.al aksident Gjirokaster Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.7% Jo 41% Nuk e di 8.3% Vota total: 505 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?