Lajme Zone
Do të kryenin atentatin në Lezhëm 3 të arrestuarit 'kyçin' gojën në gjykatë, lihen në qeli! Dyshohen si autorë të 3 vrasjeve, përfshirë ‘Tanit të Ruzhdiut’
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Do të kryenin atentatin në Lezhëm 3 të arrestuarit 'kyçin' gojën në gjykatë, lihen në qeli! Dyshohen si autorë të 3 vrasjeve, përfshirë ‘Tanit të Ruzhdiut’

Tre të arrestuarit Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur edhe si Shkambi, dhe Vinçesk Piroli, janë paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Lezhës, nën masa të rrepta sigurie. Veç vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë, i njohur si 'Tani i Ruzhdiut', ata dyshohen të kenë gisht në dy vrasje, një në Shkodër e një në Mirditë, të kryera në dy vitet e fundit.

Tre personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor “Detajet” në Lezhë, të dyshuar se po përgatiteshin të kryenin një vrasje, do të qëndrojnë në burg. Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur me nofkën “Shkambi”, dhe Vinçens Piroli u njohën këtë të hënë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës. Seanca gjyqësore e cila u zhvillua nën masa sigurie zgjati rreth 90 minuta dhe sipas burimeve tre të dyshuarit nuk kanë dhënë deklarime para togave të zeza. Në përfundim, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, si dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ndërkohë, sipas burimeve, ndaj tyre ka dyshime për përfshirje edhe në tri ngjarje të tjera kriminale, të dyshuara si vrasje me pagesë. LEXO EDHE: Apartamentet tek Rana e Hedhun ‘kapin majat’, çmimi 2700 euro për metër katror! Tregun imobiliar po e ndikojnë të huajt dhe emigrantët Ata dyshohen se kanë ekzekutuar Artan Myrtajn në Sarandë, i njohur si 'Tani i Ruzhdiut', si dhe dy vrasje të tjera, një në qarkun e Shkodrës dhe një në Mirditë. Vinçesk Piroli, 38 vjeç, dyshohet të jetë ekzekutori kryesor në këto ngjarje. Piroli dhe Ymeri, 34 vjeç, u arrestuan teksa po lëviznin të armatosur dhe me skafandra në një motomjet të vjedhur në Suedi, ndërsa Tarja, 25 vjeç dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin me automjet pas kryerjes së krimit. Gjatë operacionit u sekuestruan tri pistoleta, municion luftarak, motomjeti dhe automjeti tip “Volksëagen”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com TAG: Lezhe Kristian Ymeri Elden Tarja Vincesk Piroli Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 6717 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?