Lajme Zone
Patatet në “French Tacos” sterrë të zeza, qytetari pyet: Ç’po hamë?
EkonomiJOQ Albania

Patatet në “French Tacos” sterrë të zeza, qytetari pyet: Ç’po hamë?

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues lidhur me ushqimin që ka marrë në një pikë të “French Tacos”.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues lidhur me ushqimin që ka marrë në një pikë të “French Tacos”.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen disa patate të skuqura, të cilat janë në ngjyrë shumë të errët, pothuajse të zeza, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen dhe cilësinë e ushqimit që u serviret klientëve.

Qytetari ka zgjedhur ta bëjë publik rastin për të ngritur shqetësimin mbi produktin që i është ofruar, ndërsa pamja e patateve ngre pikëpyetje që meritojnë një sqarim nga subjekti.

Siguria ushqimore nuk është një çështje që mund të anashkalohet, veçanërisht kur bëhet fjalë për produkte që konsumohen nga qytetarët. Megjithatë, vetëm nga pamja nuk mund të përcaktohet shkaku i nxirjes së patateve apo nëse ato paraqesin rrezik për shëndetin.

Mbetet për t'u sqaruar se çfarë ka shkaktuar këtë gjendje të patateve dhe nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo për një problem që kërkon verifikim më të gjerë.

JOQ Albania mbetet e hapur për reagimin nga subjekti.