Një tjetër denoncim për vjedhje vjen në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë nga një tabakino, ku një adoleshent dyshohet se ka marrë vape dhe është larguar nga dyqani.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë. Sipas qytetarit, në pamjet e kamerave shfaqet një adoleshent i veshur me një kostum sportiv Nike Tech, i cili hyn në tabakino dhe më pas largohet pasi merr produktet.
Qytetari i është drejtuar JOQ me shpresën që publikimi i pamjeve të ndihmojë në identifikimin e tij.
“Na ka ndodhur si problem para dy ditëve na vodhën vape”, shkruan ai në denoncimin e dërguar në redaksi.
Vjedhje të tilla janë kthyer në një shqetësim për bizneset e vogla, të cilat përballen me humbje ekonomike dhe detyrohen të jenë gjithnjë e më të kujdesshme me personat që hyjnë në ambientet e tyre. Denoncime për raste të ngjashme raportohen gjithnjë e më shpesh, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë fenomen dhe mënyrën se si mund të parandalohet.
Në këtë rast, qytetari shpreson që pamjet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe që personi i përfshirë të identifikohet.

