Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri po lëviznin në rrugën e vjetër Pllanë–Lezhë, ku mendohet se do të kryenin ekzekutimin. Por plani i tyre nuk u shkoi ashtu siç duhet. Një informacion i mbërritur në Policinë e Lezhës në mënyrë shumë diskrete, çoi në parandalimin e atentatit. Vinçesk Piroli dhe Kristian Imeri Tre personat e arrestuar nga Policia e Lezhës, Elden Tarja, Kristian Ymeri, i njohur me nofkën “Shkambi”, dhe Vinçesk Piroli, dyshohen për përfshirje në një seri vrasjesh të ndodhura në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. Hetuesit po verifikojnë dyshimet se ata vepronin si vrasës me pagesë, ndërsa ndërhyrja e policisë dyshohet se parandaloi një tjetër atentat të planifikuar.
Sipas hetimeve paraprake, tre të arrestuarit dyshohen për ekzekutimin e Artan Myrtajt në Sarandë, si dhe për dy vrasje të tjera, një në qarkun e Shkodrës dhe një në Mirditë. Vinçesk Piroli dyshohet të ketë pasur rolin e ekzekutorit kryesor në këto ngjarje.
Dy prej tyre u arrestuan teksa udhëtonin me një motomjet të vjedhur në Suedi, të armatosur dhe të pajisur me skafandra. Ndërsa personi i tretë dyshohet se kishte rolin për t’i ndihmuar të largoheshin pas kryerjes së atentatit.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi tri pistoleta, municion luftarak, motomjetin dhe një automjet tip “Volkswagen”. Grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave për të dokumentuar përfshirjen e tyre të dyshuar në ngjarjet kriminale.
Si ndodhi vrasja në Sarandë? Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë Artan Myrtaj, i njohur në qytet si “Tani i Ruzhdiut’, sapo kishte pirë një kafe në lokalin e kryqëzimit te ish-agjencia, një zonë e populluar në Sarandë kur u ekzekutua me 20 Shtator në Sarandë.
Ai ishte ftuar nga një mik, por më të ndenji vetëm pak minuta dhe ngrit dhe teksa largohej i qetë, kur një motor me dy persona me skafandra në kokë, është afruar dhe kanë shtënë menjëherë drejt 44-vjeçarit. Fillimisht nuk kanë mundur ta qëllojnë, por teksa Myrtaj tentoi të largohej i frikësuar, vetëm pak metra me tutje, breshëria e plumbave u bë fatale dhe Artan Myrtaj humbi jetën.
Autori mban dy armë dhe është i veshur me një xhup në ngjyrë jeshile, pantallona të zeza dhe me skafandër në kokë.
Fotoja është shkëputur nga kamerat e sigurisë. Fillimisht, autori ka qëlluar me pistoletën me silenciator dhe, pasi i është bllokuar, ka qëlluar me pistoletën tjetër që e mban në dorën e djathtë.
Nga atentati u plagos një 73-vjeçar. Xhevdet Skëndaj, i cili mori një plumb në shpinë teksa thjesht po kalonte në rrugë, pa asnjë lidhje me viktimën.
Atentati i parandaluar në Lezhë Dy autorët e arrestuar në Lezhë Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri po lëviznin në rrugën e vjetër Pllanë–Lezhë, ku mendohet se do të kryenin ekzekutimin. Por plani i tyre nuk u shkoi ashtu siç duhet. Një informacion i mbërritur në Policinë e Lezhës në mënyrë shumë diskrete, çoi në parandalimin e atentatit, dhe për pasojë arrestimin e tyre. Blutë i ndoqën këmba-këmbës për disa ditë, derisa u bindën për të ndërhyrë në momentet që ata ishin gati për të vrarë.
Operacioni “Detajet” u finalizua në rrugën Gjadër–Barbullush, në drejtim të Shkodrës, ku policia ndaloi makinën tip “Volksëagen” me të cilin po udhëtonin, 2 të dyshuarit si ekzekutorë, Vinçesk Piroli, nga Kurbini, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, dhe Kristian Ymeri (Shkambi), 34 vjeç, nga Kamza, por edhe një bashkëpunëtor i tretë, Elden Tarja, 25 vjeç, nga Barbullushi i Shkodrës. Ky i fundit ishte drejtuesi i automjetit, që dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin, pasi ata të kryenin vrasjen.vinçesk piroli kristian imeri Vinçesk Piroli, Kristian Imeri 1791541858 policialezhe 900 0 1790338063xwmremove transformed 469 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vrau dy vëllezërit Banaj në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon lirinë pas 26 vitesh nga dënimi 12 Tetor 2026, 11:4111:41Kronike Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes për gjykim të shkurtuar 12 Tetor 2026, 10:5610:56Kronike Dy kamerierët po bënin shaka/ Si humbi jetën 16-vjeçari në Fushë-Krujë, gjyshi i viktimës kishte përdorur ashensorin pak çaste para tragjedisë 12 Tetor 2026, 10:3810:38Kronike Atentati në Gjirokastër ku u vra Beqir Devolli dhe u plagos Erigels Mela, merren në pyetje 23 persona 12 Tetor 2026, 10:3310:33Kronike "Paratë janë të babait tim"/ U kap me 2 milionë euro kokainë në kufirin franko-italian, dënohet violinisti shqiptar 12 Tetor 2026, 10:1810:18Kronike Tragjedi në Fushë-Krujë! 16-vjeçari humb jetën pas shkëputjes së ashensorit, arrestohet kolegu që e shtyu dhe pronari i lokalit 12 Tetor 2026, 10:1410:14Kronike

