Lajme Zone
Natën hajdut nafte, ditën ekspert global; kush është Artur Mamadhaj që mashtron në emër të Ambasadës Amerikane dhe një mesazh për 'Shrekun e gjobave'
PolitikëPamfleti

Natën hajdut nafte, ditën ekspert global; kush është Artur Mamadhaj që mashtron në emër të Ambasadës Amerikane dhe një mesazh për 'Shrekun e gjobave'

Një prej "ekspertëve" me skrupulozë në vjedhjen e naftës nga serbatori i makinave të reja është një personazh i quajtur Artur Mamadhaj Klosi, i vetëquajtur ekspert global i auditimit dhe antikorrupsionit. Mamadhaj monitorohej dhe u kap duke vjedhur naftën nga makinat e reja të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pasi makinat nuk ndizeshin në mëngjes, sepse ua kishte "tharë" naftën gjatë natës Mamadhaj, këtë të fundit e larguan nga puna.

Artur Mamadhaj Klosi / Profili i 'ekspertit global' që sulmon KLSH-në pasi iu refuzua punësimi... Vjedhja e naftës nga serbatori i makinave të reja është bërë tejet e vështirë në krahasim me modelet e vjetra. Hajdutët kanë provuar dhe po tentojnë të gjejnë metoda të avancuara, por sërish vjedhja është e vështirë për shkak të teknologjisë dhe sistemeve të sigurisë. Por duket se në Shqipëri ka hajdutë po aq të avancuar që sfidojnë çdo sistem sigurie, sado i sofistikuar të jetë.

Një prej "ekspertëve" me skrupulozë në vjedhjen e naftës nga serbatori i makinave të reja është një personazh i quajtur Artur Mamadhaj Klosi, i vetëquajtur ekspert global i auditimit dhe antikorrupsionit. Mamadhaj monitorohej dhe u kap duke vjedhur naftën nga makinat e reja të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pasi makinat nuk ndizeshin në mëngjes, sepse ua kishte "tharë" naftën gjatë natës Mamadhaj, këtë të fundit e larguan nga puna.

Pas shkarkimit, Mamadhaj nisi të kritikonte KLGJ-në për mënyrën e funksionimit dhe për shpenzimet, përmes statusve në Facebook. Më tej, Mamadhaj bëri disa kërkesa në Kontrollin e Lartë të Shtetit për t'u punësuar si ekspert auditimi global, i "certifikuar" specifikisht për mbulimin e Tiranës, Uashingtonit, Londrës dhe Brukselit. Pa pritur përgjigjen e kërkesës së parë, depozitonte kërkesën tjetër për punësim, duke premtuar një administrim më të mirë të makinave të KLSH-së.

Kur "ekspertit global" iu sugjerua të ndiqte njoftimet publike për punësim dhe të merrte pjesë si gjithë të tjerët, Mamadhaj nisi të japë këshilla të pakërkuara se si duhet të funksiononte KLSH-ja dhe të kërkonte "llogari" për auditimet, përmes postimeve në rrjetin social Facebook, pa asnjë "like". Natyrisht çdo qytetar ka të drejtë të kritikojë, të kërkojë llogari dhe transparencë, por "ekspertit global" nisi t'i "digjej barku" për punët e KLSH-së, pasi nuk iu plotësua kërkesa për t'u punësuar në shkelje të rregullave.

Artur Mamadhaj është "ekspert" edhe në mashtrime. Ai ka mashtruar dhjetëra persona në Tiranë, duke u zhvatur shuma të mëdha parash, herë duke i prekur viktimat e mashtrimit me tregimet për hallet e tij familjare dhe herë duke u prezantuar si njeriu më i rëndësishëm i Ambasadës Amerikane në Tiranë. "Eksperti global" kërkohet nga dhjetëra persona, të cilët i ka mashtruar duke u marrë para hua, shuma të cilat nuk ua kthen më.

Kur dikush e sheh rastësisht, e ndalon në rrugë dhe i kërkon kthimin e borxhit, Mamadhaj i thotë se është me mision të ngarkuar nga Ambasada Amerikane dhe se paratë do t'ia kthejë sapo të mbarojë misionin. Kur dikush tjetër i kërkon në telefon t'i kthejë paratë që i ka marrë hua, Mamadhaj i thotë se telefonata po përgjohet dhe regjistrohet nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Kur dikujt që i ka marrë një shumë jo të madhe dhe ky i kërkon kthimin e parave, Mamadhaj i kërkon sërish para hua, me premtimin se do t'ia kthejë të gjitha njëherësh. "Eksperti global" ka zhvatur përmes mashtrimit dhjetëra mijëra euro, gjoja sikur ka një anëtar familje sëmurë dhe si njeriu i amerikanëve, duke i lënë paratë në bixhoz.

E sollën këtë personazh sharlatan si shembull për të kuptuar fushatën e sulmeve ndaj kryeyarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehut, me shpifje, trillime, deduksione mediokre, sharje, fyerje dhe gjuhë urrejtje nga personazhe paranoidë, mashtues, sekserë, matrapazë, personazhe që kanë futur duart në buxhetin e shtetit me nënkontraktime, të përfshirë në pastrim parash, zhvatje të pasurive publike, mashtrim me pagat etj., për interesa personale korruptive, por edhe për llogari të krimit të organizuar, klaneve korruptive, biznesmenëve rrufjanë dhe drejtorëve plaçkitës, bëmat e cilëve me paratë dhe pronat publike janë ekspozuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Aktiviteti zhvatës i këtyre linjave është dokumentuar nga KLSH-ja me personazhe konkretë përfitues, skemat e paligjshme, dëmin ekonomik etj., i shoqëruar me kërkesa për shkarkimin nga detyra të titullarëve të institucioneve dhe referime penale në SPAK. Jo rastësisht, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian vlerësojnë në raportet periodike SPAK-un dhe KLSH-në për luftën kundër korrupsionit, investigimin e shpërdorimeve publike, rritjen e llogaridhënies përmes auditimit etj.

Në vijim do të sjellim mesazhe kompromentuese, foto, video, dokumente dhe kërkesa korruptive, duke kërkuar para dhe favore të tjera të paligjshme, lëpirje dhe servilizëm deri në neveri ndaj kreut të KLSH-së, nga të njëjtët persona që po e sulmojnë sot, pasi u refuzuan kërkesat e tyre të paligjshme. Faktet do të ekspozojnë për herë të parë në sytë e publikur dhe SPAK-ut një "Shrek gjobash", shantazhi me një media periferike, pazaresh, mashtrimi dhe pastrimi parash.

I dënuar disa herë për shpifje, marrëzira dhe paranoja groteske, "Shreku i gjobave" ka 20 vite që përdor një fletushkë banale për shantazh, baltosje, përfitime të paligjshme dhe kryesisht për marrje pasurie përmes shantazhit dhe kanosjes. "Shreku i gjobave" ka lënë gjurmë kudo me mesazhe, biseda dhe pamje filmike, duke kërkuar para, favore, ndërhyrje të paligjshme dhe pazare.(Vijon...)/Pamfletiartur mamadhaj ambasada amerikane Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Kthetrat e Gërdecit/ Sali Berisha i jep Fatmir Mediut mandat deputeti; ndërsa Edi Rama i jep leje ndërtimi 10 Tetor 2026, 19:3219:32Anti-Mafia Skandali/ Katër agjencitë e Ushtrisë që i hapën portat e industrisë së armëve Ron Yeffet me raporte të rreme 10 Tetor 2026, 11:2911:29Anti-Mafia Mirela Kumbaro i dorëzon Artan Hoxhës çelësat e auditit: A po merr rektori nën kontroll dosjet që duhet ta hetojnë? 9 Tetor 2026, 17:0017:00Anti-Mafia Rrufjani Milton Nushi, "zari" i Rezart Taçit, sekseri i punëve të zeza në 6 ministri dhe në dosjet e spiunëve 9 Tetor 2026, 13:1813:18Anti-Mafia Flamingot protestojnë/ Edi Rama firmos lejen për vilat e Celibashit dhe Fatmir Mediut të Gërdecit në Himarë 8 Tetor 2026, 19:2019:20Anti-Mafia Republikë feudale/ Dekani i Universitetit të Durrësit me kullë 20-katëshe në Golem; mister burimi i financimit 8 Tetor 2026, 13:3713:37Anti-Mafia