MPB ka reaguar pas publikimeve në një pjesë të mediave se më 07.10.2026, në zonën e Shkupit, dy persona ishin sulmuar fizikisht nga nëpunës policorë gjatë veprimeve të tyre, me ç’rast, sipas pretendimeve të tyre, u ishte dëmtuar edhe automobili.Nga MPB thonë se ministri i Punëve të Brendshme urdhëroi Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale për ta hetuar rastin. "Departamenti po ndërmerr masa dhe veprime për konstatimin e plotë të gjendjes faktike dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për konstatimin e përgjegjësisë eventuale të nëpunësve policorë të përfshirë"."Pas konstatimit të gjendjes faktike, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me rregulloret ligjore, ndërsa opinioni do të informohet me kohë", thonë nga MPB.

