Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), ka njoftuar se Hafiz Mehmeti, është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës.SHKKSH ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës. Po ashtu, ata kanë falënderuar ata që janë angazhuar dhe kanë bashkëpunuar në kërkimin e Mehmetit.Më herët, paraditen e sotme, SHKKSH, kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Hafiz Mehmetit, 75-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte larguar nga shtëpia më 06.10.2026, me veturën e tij: Mercedes-Benz ngjyrë hiri, targat: 01-521-QN”.

