Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Do ta bëjë si KAYO, modeli i punëve të pista”/ Berisha ngre akuza për tregun e ilaçeve: Rama po përgatit kapjen e qindra milionë eurove


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj qeverisë lidhur me nismën për centralizimin e tregtisë së barnave dhe krijimin e një ndërmarrjeje shtetërore për importin e ilaçeve, ndërsa shigjetoi kompaninë shtetërore Kayo. Duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha pretendoi se pas krijimit të ndërmarrjes shtetërore mund të fshihet një skemë për kalimin e saj te një biznesmen i lidhur, sipas tij, me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj qeverisë lidhur me nismën për centralizimin e tregtisë së barnave dhe krijimin e një ndërmarrjeje shtetërore për importin e ilaçeve, ndërsa shigjetoi kompaninë shtetërore Kayo. Duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha pretendoi se pas krijimit të ndërmarrjes shtetërore mund të fshihet një skemë për kalimin e saj te një biznesmen i lidhur, sipas tij, me kryeministrin Edi Rama. Sipas kreut të PD-së, qëllimi do të ishte përfitimi i qindra milionë eurove nga tregtia e ilaçeve. Ai e lidhi këtë pretendim edhe me kompaninë KAYO, për të cilën tha se Partia Demokratike do të hetojë dhe do të publikojë të dhëna që, sipas tij, lidhen me veprimtarinë e saj. Berisha e cilësoi centralizimin e tregut të barnave si një rikthim te një model shtetëror i së kaluarës dhe akuzoi qeverinë se synon të përqendrojë kontrollin mbi një sektor me vlerë të konsiderueshme ekonomike. “Para se të shpallet tenderi, çohet valixhja me miliona apo bëhen transfertat në kontot offshore të tyre.

Dhe ky është një krim.

Dhe monopolizimi i dializës është një goditje e rëndë edhe për spitalet e tjera.

Aq më tepër, kur oferta nuk është më e lirë, është qartësisht flagrante si akt korruptiv.

Por ju keni dëgjuar besoj se, Edi Rama kërkon të ‘shtetëzojë’ të gjithë tregtinë e ilaçeve në Shqipëri, por burime të mirëinformuara njoftojnë se pas krijimit të ndërmarrjes shtetërore për importin e ilaçeve, atëherë do përdoret modeli KAYO apo modeli i punëve të pista të qeverisë.

Rama ka përzgjedhur KAYO-n e radhës për t’ia kaluar importin e ilaçeve, natyrisht për të ndarë paratë me të.

Kështu që, kemi të bëjmë me një hap tjetër, akt tjetër madhor të duarve të zeza mbi qindra e qindra milionë euro importe të ilaçeve për shqiptarët.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Berisha