Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Do qëndrojmë për Shqiptarinë”/ Thirrja e fortë në protestë: Do jemi këtu deri në shporrjen e Ramës, është tradhtar


Vazhdon rezistenca e diasporës në protestën e 105 në Tiranë kundër qeverisë.

Vazhdon rezistenca e diasporës në protestën e 105 në Tiranë kundër qeverisë. Protestuesit kanë bërë thirrje, që të vazhdojnë rezistencën deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Një nga protestuesit tha se do qëndrojnë aty për shqiptarinë. Protestuesi: Do qëndrojmë për shqiptarinë. Nata është e gjatë, nesër dita gjithashtu. Do rrimë këtu, të njihemi me njëri-tjetrin, derisa ta largojmë kryeministrin Edi Rama. Shqiptarët janë bashkë për t’i thënë stop tradhtarëve. Vetëm bashkë e sjellim ndryshimin. U bënë edhe thirrje në drejtim të policisë, që të heqin kapelet e të hidhen në anën e protestuesve. Një grup protestuesish po bëjnë mosbindje civile, duke bllokuar rrugën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 105 protesta