Lajme Zone
‘Do merrem personalisht me ty’- U ndalua pas debatit me prokurorin në Elbasan, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj avokatit Bajrami
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Do merrem personalisht me ty’- U ndalua pas debatit me prokurorin në Elbasan, Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj avokatit Bajrami

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj avokatit Uljan Bajrami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën e gjyqit në Elbasan me prokurorin Gjergji Ceka. Në argumentin e saj, Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i tij në flagrancë, regjistrimi i procedimit penal, si dhe hetimi i tij nuk janë kryer në respektim të drejtë të dispozitave procedurale penale. Sipas Gjykatës, avokati nuk ka konsumua

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj avokatit Uljan Bajrami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën e gjyqit në Elbasan me prokurorin Gjergji Ceka. Në argumentin e saj, Gjykata ka vlerësuar se arrestimi i tij në flagrancë, regjistrimi i procedimit penal, si dhe hetimi i tij nuk janë kryer në respektim të drejtë të dispozitave procedurale penale. Sipas Gjykatës, avokati nuk ka konsumuar vepër penale. LEXO edhe...'Kriza' e rënies së çmimit të vajit të ullirit, prodhimi në Belsh mbetet stok nëpër magazina! Fermeri: Kam 440 litra pa shitur Në momentin e incidentit, Barjami ishte mbrojtësi ligjor i të dyshuarit Maksim Suci. Në audio-regjistrimin e publikuar, dëgjohej avokati i cili pretendonte se provat ndaj klientit të tij ishin të rreme, ndërsa shtonte se do të merrej personalisht me prokurorin dhe do të ngrinte padi ndaj tij. Prokurori e ka marrë si kërcënim dhe i thotë se duhet të arrestohet, ndërsa gjyqtarja Megi Strakosha ndërhyn menjëherë duke e ndërprerë dhe duke e kritikuar për gjuhën e përdorur. Avokati përmend se kallëzimi do ishte ligjor, ndërsa gjyqtarja e paralajmëron se do ta përjashtojë nga salla e gjyqit dhe në vend të tij do të caktojë një avokat kryesisht. Bajrami u arrestua në 17 tetor 2025. Pjesë nga debati: Avokati Ulian Barjami: Kërkesa e prokurorit për vlerësim për caktim mase bazohet në disa prova. Një ndër to tregon që ka pasqyrim të rreme të të dhënave, dhe do të merrem personalisht edhe me prokurorin edhe me gjithë oficerët e policisë gjyqësore. Do të bëj kallëzim... Prokurori Gjergji Ceka: Duhet të arrestohesh... Avokati Ulian Barjami: Do të bëj kallëzim për manipulim provash... Gjyqtarja Megi Strakosha: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni ju jashtë kësaj salle. Avokati Ulian Barjami: Ështe ligjore, konstatoj një vepër penale zonja gjyqtare… Gjyqtarja Megi Strakosha: Të thashë për herë të fundit. Do të marr masa nga ato që parashikon Kodi i Procedurës. Ky lloj komunikimi në këtë sallë gjyqi me mua si gjyqtare nuk të lejohet. Përqendrohu te mbrojtja e të pandehurit tënd ose do të caktohet një avokat kryesisht dhe do të të nxjerr përjashta. Paralajmërimi i fundit. Avokati Ulian Barjami: Mesa pashë konstatoj pasqyrim të të dhënave të rreme. R.Xh/A.Hl/ReportTv.al Uljan Bajrami gjergji ceka Megi Strakosha Gjykata e Tiranes Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.9% Protesta 21.2% Asnjëra 5.9% Vota total: 1090 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?