Lajme Zone
“Do gjeni aty gjithçka”, Rama: “Flamingo mirror”, pasqyrë aktive. Do të ekspozohen të gjitha nga A-ZH
PolitikëABC News Albania

“Do gjeni aty gjithçka”, Rama: “Flamingo mirror”, pasqyrë aktive. Do të ekspozohen të gjitha nga A-ZH

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën “Pasqyrë Albania”, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që synon të rrisë transparencën dhe të informojë qytetarët në kohë reale për shërbimet publike dhe çështjet që lidhen me ta.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nismën “Pasqyrë Albania”, duke e cilësuar atë si një mekanizëm që synon të rrisë transparencën dhe të informojë qytetarët në kohë reale për shërbimet publike dhe çështjet që lidhen me ta.

Rama tha se qytetari shpesh detyrohet të bëjë përpjekje të shumta, edhe pa sukses, për të kuptuar se cila zyrë është përgjegjëse për një çështje që e prek atë. Sipas kryeministrit, shteti duhet të ofrojë një adresë të vetme publike ku qytetari të mund të gjejë informacionin, dokumentet, statusin dhe provat që lidhen me një çështje.

Rama hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se “Pasqyra” synon të mbulojë një dështim të platformës së bashkëqeverisjes. Sipas Ramës, risia e “Pasqyrës” do të jetë se qytetari nuk do të mbetet pa informacion për ecurinë e një problemi apo shërbimi. Kryeministri tha gjithashtu se platforma do të mbajë qytetarët në kontakt të vazhdueshëm me ndryshimet në legjislacionin dhe kuadrin rregullator të Shqipërisë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Kryesocialisti tha se një prej komponentëve të parë që do të jetë i disponueshëm për publikun do të jetë “Flamingo Mirror”, ose “Pasqyra e Flamingos”. Rama shpjegoi se ky komponent do të ofrojë informacion të detajuar për çështje me rëndësi të veçantë. Në rastin konkret, ai iu referua çështjes së Sazanit.

“Qytetari duhet të bëjë shpesh përpjekje dhe shpesh të pasuksesshme, për të ditur se cila zyrë mban çelësin e fatit të një çështjeje që lidhet me të. Shteti ka detyrimin të ketë një adresë të vetme publike për faktin, dokumentin, statusin dhe për provën e çdo pune të madhe dhe çdo pune të vogël. Në hamendësimet e bëra, thuhet se “Pasqyra” është një tjetër hap që vjen nga përpjekja për të mbuluar dështimin e platformës së bashkëqeverisjes, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë, sepse platforma e bashkëqeverisjes nuk ka dështuar, por ajo do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes, do të jetë pjesë e “Pasqyrës”. Çfarë platforma ka bërë deri më sot, “Pasqyra” do ta garantojë. e-Albania do të jetë pjesë përbërëse e “Pasqyrës” dhe dosja personale, dokumentet individuale dhe komunikimi vetjak për çështje shërbimesh apo çështje hallesh të një qytetari mbeten të mbrojtura dhe vazhdojnë të kryhen përmes e-Albania. Halli individual vazhdon të trajtohet me dinjitet dhe konfidencialitet, por risia është se halli individual nuk mbetet jetim në mjegullën e padepërtueshme të xhunglës digjitale.

“Pasqyrë Albania” publikon në kohë reale për çdo shqiptar se ku ngec një shërbim për të, informon sa zgjat përgjigjja që ai do të presë. Ajo mban në kontakt të vazhdueshëm çdo qytetar që do të jetë në kontakt të vazhdueshëm për çdo ndryshim që bëhet në korpusin legjislativ dhe korpusin rregullator të Shqipërisë. Shfaqja e parë e Pasqyrës që do të jetë e disponueshme për të gjithë do të jetë një komponent i saj, i cili quhet Flamingo Mirror, Pasqyra e Flamingos, ku do të ekspozohen nga A-ZH të gjitha aspektet e mundshme dhe të imagjinueshme që lidhen me një çështje me rëndësi të veçantë dhe, në rastin konkret, tema e Sazanit dhe Nartë-Pishporos. Nuk ka Nartë, ajo është në anën tjetër. Do të jetë e gjitha e ekspozuar, me të gjitha dokumentet përbërëse, me të dhënat dhe procesverbalet, me statusin e negociatave, me referencat ligjore për të gjitha pikat e ngritura dhe do të pasurohet hap pas hapi me projektin, me studimin mjedisor, hap pas hapi.”, tha ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Ramashqiperi