Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Djali lindi 1 javë më parë me një defekt në zemër, apeli prekës i nënës nga Elbasani: Më ndihmoni ta çoj në Itali


Një foshnje prej vetëm një jave në jetë, ndodhet në reanimacion, pasi lindi me një problem në zemër, një komplikacion i rëndë, që ka shpresë të marrë zgjidhje nëse kurohet jashtë vendit. Nëna e tij bën apel për ndihmë përmes mikrofonit të Report tv, ndaj çdo shqiptari që mund të kontribuojë sadopak për ta transportuar në Itali

Liljana Laloshi para një jave solli në jetë një djalë, fëmija i saj i dytë, të cilin ende nuk ka mundur ta gëzojë. 39-vjecarja nga Elbasani ndodhet në maternitetin Geraldinë në Tiranë. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, edhe pse më 7 shtator kreu një lindje cezariane të parakohshme, në muajin e tetë për shkak të komplikacioneve gjatë shtatzënisë. LEXO edhe...Koçiu dënon alarmin e rremë në shkollën 'Emin Duraku' : Çmenduri kriminale, ligji duhet të veprojë shpejt I vogli, lindi me një defekt në strukturën e zemrës. Që pas të qarës së parë që e gëzoi si nënë për herë të dytë, Liljana nuk ka mundur ta marrë më në krahë. Foshnja ndodhet në reanimacion dhe qëndron në jetë me aparatura. Me lot në sy, 39-vjecarja kërkon ndihmë. Sipas saj djali ka nevojë për një ndërhyrje që mjekët në Tiranë nuk e realizojnë dot, dhe çdo vonesë thotë se do rrezikonte jetën e tij. "Këtu është i pashpresë djali. Ka probleme në mushkëri, ka probleme me zemrën... janë shumë probleme serioze. Duhet dërguar sa më shpejtë se më thonë që nuk ka kohë për djalin. Ju lutem të gjithë shqiptarëve: më ndihmoni djalin se unë nuk kam mundësi ta ndihmoj” tha ajo mes ngashërimash. Sipas saj, derisa fëmija erdhi në jetë, asnjë nga mjekët nuk e kishte zbuluar një komplikacion të tillë, në asnjë nga ekot, analizat apo ekzaminimet e kryera “Nuk dyshonin për asgjë. I kam bërë të gjitha analizat, ekot dhe vizitat e më thonin që ccdo gjë është në rregull” tregon ajo Liljana Laloshi thotë se zgjidhja që i është sugjeruar nën zë në spital, është dërgimi i të voglit të saj për trajtim në një spital të specializuar në Romë të Italisë. "Nuk mund të kurohet këtu sepse këtu nuk kanë mjete. Më kanë thënë mjekët që duhet çuar në Itali" thotë ajo. Vetëm për ta transportuar me avion ambulancë në Itali, sipas saj duhen 25 mijë euro, përveç trajtimeve spitalore. “Unë nuk kam mundësi ta çoj djalin jashtë shtetit. Më kanë thënë për Itali po unë nuk kam mundësi. Ju lutem shqiptarëve më ndihmoni të kuroj djalin” shprehet ajo mes lotësh. Fëmija, të cilën Liljana Laloshi e ka quajtur Aroen, ishte 2250 gram kur erdhi në jetë. Ai lindi me një defekt në zemër shoqëruar me disa komplikacione që prekin dhe organe të tjera. Kushdo që kërkon të ndihmojë familjen Laloshi është i lutur të kontaktojë në numrin 0695672265 U.D/ReportTv.al Liljana Laloshi Elbasan Tirane itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 8046 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?