Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka bërë me dije se sapo ka përfunduar takimin me të, pas dënimit me 25 vite burg në Hagë. Ai ka përcjellë mesazhin e Jakup Krasniqit për të gjithë shqiptarët që kanë mbështetur luftën e drejtë të UÇK-së.
Ai thekson se ish-krerët e UÇK-së janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimatrinë e tyre duke nënvizuar se vendimi i sotëm nuk është dënim për ta pasi fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.
Krasniqi nënvizon se ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. “Sapo përfva vizitën me babin.
Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.
Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.
UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, shkruan Altin Krasniqi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

