11 persona kanë mbetur të lënduar në katër aksidente rrugore të regjistruara gjatë kësaj të premteje në disa akse të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa në një prej rasteve dyshohet se lagështira në rrugë ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit.
Aksidenti më i rëndë është shënuar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.Një automjet tip “Benz”, që lëvizte në drejtim të Lushnjës, është përplasur fillimisht me barrierën e betonit dhe më pas ka goditur një automjet të parkuar në anë të rrugës.
Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të reshjeve të dendura të shiut.Nga përplasja janë lënduar dy bashkëshortë, të cilët ndodheshin në automjet. Për nxjerrjen e tyre nga makina është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.Të dy janë transportuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore. Pas ekzaminimeve, drejtuesi i “Benz”-it është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Tre persona të tjerë janë lënduar në aksin Korçë-Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Një tjetër aksident është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.Një taksi është përplasur me një autobus që transportonte mësues të shkollës së Troshanit drejt Lezhës.Nga përplasja janë lënduar dy gra dhe një vajzë. Të treja janë dërguar në spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se aksidenti ndodhi në momentin kur autobusi po hynte në superstradën Lezhë-Shkodër dhe u godit nga taksia që po lëvizte në këtë aks.Ndërkohë, tre persona kanë mbetur të lënduar edhe në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.Policia ka konfirmuar se nuk ka viktima, ndërsa të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore.Në të katër rastet, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidenteve.Reshjet e shiut kanë sjellë lagështi në disa prej akseve rrugore, ndaj drejtuesve të mjeteve u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

