Lajme Zone
“Kryeministri do të flasë për të gjithë shqiptarët” / Nura: Rama në OKB pritet të mbrojë ish-krerët e UÇK
PolitikëABC News Albania

“Kryeministri do të flasë për të gjithë shqiptarët” / Nura: Rama në OKB pritet të mbrojë ish-krerët e UÇK

Analisti Artur Nura ka komentuar fjalimin dhe qëndrimet e kryeministrit Rama në Neë York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane

Analisti Artur Nura ka komentuar fjalimin dhe qëndrimet e kryeministrit Rama në Neë York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane

Sipas tij, Rama e trajton çështjen me diplomaci, pasi “Rama përfaqëson shtetin” dhe disa qëndrime, sipas Nuras, do t’i shprehë “me doreza”.

Nura tha gjithashtu se Shqipëria ndodhet në një zonë gjeopolitike që përplaset herë pas here dhe se Rama pritet të mbrojë në OKB ish-krerët e UÇK-së. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Nura kujtoi edhe qëndrimet e mëparshme të Ramës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke përmendur referimin e tij ndaj ambasadorit rus dhe thirrjen për mbylljen e luftës.

Sipas Nures, Rama ka artikuluar dhe analizuar pozicionin e tij në raport me aktorë të ndryshëm, përfshirë Trumpin, protestuesit, kundërshtuesit dhe europianët.

“Thaçi krijoi një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë kur ishte Trump, ishte një marrëveshje që surprizoi dhe, duke u nisur për në Shtëpinë e Bardhë, u njoftua për mandatin e arrestit. Mandati i arrestit vjen nga vullnetet europiane, jo amerikane, ardhja e një administrate të re, iu referua administratës Biden. Rama mund ta përmendi me mjaft diplomaci, fakti që thotë nuk dua të flas më, Rama përfaqëson shtetin, dhe disa gjëra do t’i thotë me doreza. Ato gjëra që tha do t’i thotë në Shtëpinë e të gjithë botës. Shqipëria është vënë në një zonë tektonike që përplaset herë pas here. Rama në OKB pritet të mbrojë ish-krerët e UÇK-së. Izraeli po përsërit atë që ka vuajtur vetë me palestinezët. Rama bën analizë në favor të shtetit, jo të një individi.

Rama ka demonstruar që në Këshillin e Sigurimit i është referuar ambasadorit rus: mbyllni luftën. Rama është artikuluar dhe analizuar, pozicioni i tij që flet me Trump, protestuesit, kundërshtuesit dhe europianët. Kur flet për Kombet e Bashkuara do të flasë për të gjithë shqiptarët dhe pa dyshim arbëreshët, arvanitasit, sepse dihet nga të gjithë që Shqipëria është shteti amë.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetBalkan Update