Lajme Zone
Zgjidhen anëtarët e rinj të KLGJ, gjyqtarët përplasen me qeverinë për pagat
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Zgjidhen anëtarët e rinj të KLGJ, gjyqtarët përplasen me qeverinë për pagat

Gjyqtarët u mblodhën këtë të premte për të zgjedhur tre përfaqësuesit e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor, nga Gjykata e Lartë, gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë.

Mbledhja e Përgjithshme e 353 gjyqtarëve votoi për tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, por procesi u kthye edhe në një debat për pagat, pavarësinë e gjyqësorit, kushtet e punës dhe funksionimin e vetë KLGJ-së... Gjyqtarët u mblodhën këtë të premte për të zgjedhur tre përfaqësuesit e rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor, nga Gjykata e Lartë, gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë.

Procesi për tre vendet kishte nisur më 26 qershor 2026 dhe Gjykata e Lartë kishte kualifikuar shtatë kandidatë: Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni nga Gjykata e Lartë, Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj nga niveli i Apelit, si dhe Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho nga gjykatat e Shkallës së Parë.

Sandër Simoni u zgjodh për vendin që i takon Gjykatës së Lartë. Numërimi e nxori atë me të njëjtin numër votash me Arbena Ahmetin, 179 vota secili, ndërsa 8 rezultuan të pavlefshme. Për këtë arsye fituesi u përcaktua me short.

Anëtari i dytë i KLGJ që u zgjodh është Fatri Islamaj. Ai fitoi garën përballë Igerta Hysit, ndërsa mori 190 vota, kundrejt 171 votave të rivales. Islamaj është anëtar i KLGJ-së nga Gjykata e Apelit.

Ndërkohë po numërohen votat për kandidatët që do të përfaqësojnë Shkallën e Parë të gjyqësorit në KLGJ. Por mbledhja nuk u kufizua te votimi për KLGJ-në. Përplasja për pagat e magjistratëve dhe raporti mes gjyqësorit dhe qeverisë zunë një pjesë të rëndësishme të diskutimeve.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit për dialog institucional, por vendosi një kufi të qartë mes konsultimit dhe çështjes kushtetuese të pagave. Sadushi deklaroi se dialogu nuk mund të zëvendësojë gjykimin kushtetues për këtë çështje. Në fjalën e tij të 25 shtatorit, ai theksoi gjithashtu se Kushtetuta nuk mund të negociohet.

“Agresioni i paprecedent me të cilin u përballëm këtë muaj me bllokimin e pagave edhe më pas me miratimin me urgjencë, me kundërshtim flagrant me Kushtetutën edhe me Gjykatën Kushtetuese të pagave të gjyqtarëve, për ligjin për statusin, përbën goditjen më arrogante të pavarësisë së gjyqësorit dhe vetë rendit kushtetues në Shqipëri”, deklaroi gjyqtari i Apelit, Fatri Islamaj.

Edhe Sandër Simoni e vendosi çështjen e pagave mes problemeve që kërkojnë zgjidhje.

“Sfidat me pagat tona vijojnë dhe ne jemi në veprim të përbashkët, të vendosur për të mbrojtur dhe për të garantuar një pagë në kufi kushtetues. Brenda ligjshmërisë duhet të mund të ndërhyjë për të përcaktuar pagën e magjistratit edhe pasojat që lidhen me shfuqizimin e rregullimit të mëparshëm”, tha Simoni.

Por shtatë kandidatët nuk e kufizuan debatin te pagat. Ata ngritën problemet e infrastrukturës së gjykatave, ngarkesën e pabarabartë të gjyqtarëve, eficiencën e KLGJ-së dhe përdorimin e teknologjisë në sistemin gjyqësor.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të jetë një personifikim i këtij uniteti, duhet të shërbejë si mburojë e palëkundur e pavarësisë dhe këtë duhet ta bëjë më shumë në të ardhmen”, deklaroi gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Igerta Hysi.

Arbena Ahmeti e përqendroi fjalën te infrastruktura dhe kushtet në të cilat funksionojnë gjykatat.

“Të kemi gjykata dinjitoze, të sigurta dhe miqësore për palët edhe publikun nuk është luks, por nevojë kombëtare dhe emergjencë për kushtet ku po punojmë”, tha ajo.

Brunilda Kadi kërkoi që KLGJ të vendosë rregulla për përdorimin e inteligjencës artificiale në sistem.

“Duke e përdorur teknologjinë dhe AI, e cila në fakt duhet të ndihmojë gjyqtarin dhe administratën, por jo ta zëvendësojë gjykimin njerëzor. Ka ardhur koha që Këshilli të miratojë rregulla”, deklaroi Kadi.

Manjola Xhaxho ngriti problemin e shpërndarjes së ngarkesës mes gjyqtarëve.

“Nuk është e pranueshme që në gjykata, një gjyqtar në një vend, të ketë 700 çështje në gjykim, në disa të tjera 200-300”, tha ajo.

Ndërsa Matilda Llangozi e lidhi pavarësinë e gjyqësorit me përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve.

“Një gjyqësor i fortë është një gjyqësor që funksionon në mënyrë të pavarur, por edhe me përgjegjshmëri të lartë ndaj ligjit dhe qytetarëve”, deklaroi Llangozi.

Zgjedhja e tre gjyqtarëve merr peshë edhe për shkak të ndryshimit të përbërjes së KLGJ-së. Sipas Sokol Sadushit, tre anëtarëve të zgjedhur nga gjyqësori do t'u bashkohen dy anëtarë jogjyqtarë që zgjidhen nga Kuvendi, duke ndryshuar pesë nga 11 anëtarët e Këshillit.

Mbledhja e sotme, përtej emrave që marrin mandat në KLGJ, nxori kështu në të njëjtën tryezë problemet që vetë gjyqtarët kërkojnë t'i adresojë Këshilli i ri: pagat, pavarësinë institucionale, infrastrukturën, ngarkesën e çështjeve dhe rregullat për përdorimin e teknologjisë në gjykata. (Në përditësim) klgj gjyqtaret votimi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tentoi të godiste Ramën me vezë në New York, aktivisti: Përfva në qeli, presim rënien e qeverisë 25 Shtator 2026, 17:2217:22Aktualitet Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me furgonin e mësuesve; tre të plagosur 25 Shtator 2026, 16:3716:37Aktualitet Reshje të dendura shiu në Kukës, rrezikohet rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave 25 Shtator 2026, 15:5015:50Aktualitet Sulmoi Klodiana Lalën, analisti: Vlora Hyseni përndjek gazetarët dhe nuk ndjek ata që bëjnë trafik droge 25 Shtator 2026, 15:2115:21Aktualitet “Zullumi këputet kur trashet”, Lubonja për çështjen Hyseni-Agasi: Provat po dalin sheshit 25 Shtator 2026, 14:4814:48Aktualitet Video virale ku e godit me shuplakë në rrugë, reagon shefi i Komisariatit të Krujës 25 Shtator 2026, 14:2914:29Aktualitet