Lajme Zone
EkonomiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Anulohet tenderi i fundit i dializës/ Më 11 shtator ishte shpallur fituesi për shërbimin në 5 spitale rajonale


Anulohet  tenderi për ofrimin e shërbimeve për dializën në 5 qytete të vendit.Vendimi është publikuar  zyrtarisht në Agjencinë e e Prokurimeve  publike .

Anulohet tenderi për ofrimin e shërbimeve për dializën në 5 qytete të vendit.Vendimi është publikuar zyrtarisht në Agjencinë e e Prokurimeve publike .

Tenderi me fond limit 4.59 miliarde lekësh është shpallur në 17 gusht të këtij viti dhe parashikonte ofrimin e shërbimit të hemodializës për pacientët në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Procedura ishte zhvilluar nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, dhe parashikonte ofrimin e shërbimit të hemodislizës për pacientët për një periudhë 4 vjecare. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Por nw garën për ofrimin e këtij shërbimi mori pjesë vetëm vetëm kompania Diaverum AB e cila u shpall fituese.

Por pas disa ditëve procedura u anullua me argumentin se janë konstatuar “gabime ose mangësi të rëndësishme në dokumentet e tenderit”.

Tashmë, procedura për ofrimin e shërbimit të hemodializës në këto pesë qytete pritet të rihapet përmes një tenderi të ri.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë se kur do të nisë procedura e re dhe nëse do të ketë ndryshime në kushtet e kontratës.

Aktualisht koncesioni për ofrimin e shërbimit të dializës ëshët në përfundim ndërsa qeveria ka paralajmëruar se ky shërbim do të kalojë në shtet Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet