Lajme Zone
Dita nis me reshje shiu...parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dita nis me reshje shiu...parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura. LEXO edhe...E diela nis me kthjellime e vranësira, mesdita sjell reshjet e shiut (VIDEO) Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente që prej orëve të para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriut dhe ekstremit veriperëndimorë e pjesërisht në qendër pas orëve të mesditës reshjet pritet të jenë meintensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare Dhe zonave luginore të vendit. Valëzim në dete të forcës 2-4 ballë. Xh.K/M.V/ReportTv.al moti reshje shiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.4% Të gabuar 27.5% Nuk e di 10.1% Vota total: 3288 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?