Lajme Zone
“Dita e llogaridhënies do të vijë”, Çitaku me kritika për zvarritjen e ligjit për Specialen
PolitikëTelegrafi

“Dita e llogaridhënies do të vijë”, Çitaku me kritika për zvarritjen e ligjit për Specialen

Deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar përshpejtimin e shqyrtimit të projektligjeve të Qeverisë, ndërsa ka kërkuar procedimin e menjëhershëm në Kuvend të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar përshpejtimin e shqyrtimit të projektligjeve të Qeverisë, ndërsa ka kërkuar procedimin e menjëhershëm në Kuvend të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se shumë prej projektligjeve që po shqyrtohen me procedura të përshpejtuara lidhen me sektorin e drejtësisë dhe, sipas saj, po kalojnë pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike. “Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit”, ka shkruar ajo.Çitaku ka kritikuar ministren e Drejtësisë për atë që e ka cilësuar mbajtje të projektligjit për Dhomat e Specializuara në sirtar, nën arsyetimin e “ekspertizës juridike”.“Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje!”, ka theksuar ajo.Duke iu drejtuar Donikës, Albinit dhe zyrtarëve përgjegjës, Çitaku ka kërkuar që të mos e pengojnë projektligjin dhe ta procedojnë menjëherë në Kuvend. Ajo u ka bërë thirrje ta dëgjojnë popullin që, siç ka shkruar, prej 15 ditësh është në shesh.“Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë!”, ka përfunduar Çitaku. /Telegrafi/