Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 7-të e protestës kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë, protestuesit djegin kartat e anëtarësisë së PS (VIDEO)


Protesta e banorëve të Divjakës kundra reformës që e shkrin bashkinë me Lushnjen ka hyrë në ditën e shtatë. Banorët në fjalët e tyre kanë kërkuar si edhe gjatë protestave të mëparshme që bashkia e Divjakës nuk duhet të bashkohet me Lushnjen. Protestuesit kanë kërkuar ndër të tjera që deputetët që kanë marrë votat duhet të jenë në shesh përnatë në mbështetje të kauzës. "Sot askush nga këta nuk vjen

Protesta e banorëve të Divjakës kundra reformës që e shkrin bashkinë me Lushnjen ka hyrë në ditën e shtatë. Banorët në fjalët e tyre kanë kërkuar si edhe gjatë protestave të mëparshme që bashkia e Divjakës nuk duhet të bashkohet me Lushnjen. Protestuesit kanë kërkuar ndër të tjera që deputetët që kanë marrë votat duhet të jenë në shesh përnatë në mbështetje të kauzës. "Sot askush nga këta nuk vjen këtu të na mbrojë, një kërkesë kemi ne. Askush s'vjen, askush s'përgjigjet", tha një protestues. LEXO edhe...Zjarr i fuqishëm në një banesë dykatëshe në Fier, nuk ka të lënduar (VIDEO) Disa të rinj dogjën edhe kartat e anëtarësisë së Partisë Socialiste. "Protestoni derisa të marrim përgjigje pozitive." "Divjaka do të ngelet qytet." Protesta u mbyll pas marshimit në rrugët e qytetit. P.J/R.Xh/ReportTv.al drafti i ps reforma territoriale Fier lushnje divjakë Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.5% Jo 59.2% Nuk e di 5.3% Vota total: 2097 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?