Banorët e 7 fshatrave të Njësive Administrative Polis dhe Valë në Librazhd i janë drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar me kërkesë për ndërtimin e një hyrje-daljeje të re në karrexhatën e majtë të rrugës së re ‘Elbasan-Qafë Thanë’, pjesë e Korridorit VIII. Në kërkesën e tyre, kërkojnë që hyrje-dalja të ndërtohet pranë urës së Mirakës. Sipas tyre, kjo do të mundësonte akses më të shpejtë drejt fshatrave, pa qenë nevoja për të përdorur Nyjen e Xibrakës. Banorët argumentojnë se nga Xibraka rruga zgjatet me rreth 6 kilometra. Sipas tyre, mungesa e një lidhjeje direkte me autostraden mund shkaktojë vonesa prej rreth 15 deri në 20 minuta për ambulancat. LEXO edhe...PD: Ujësjellësi i Elbasanit gjobiti me 10 mijë lekë familjen e varfër që jeton me asistencë Në përgjigje, ARRSH sqaron se projekti për segmentin “Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Faza II” nuk parashikon ndërtimin e një hyrje-daljeje të tillë. Sipas Autoritetit Rrugor, aksesi i banorëve në rrugën kryesore parashikohet përmes rrugëve lidhëse ekzistuese dhe Nyjes së Xibrakës. ARRSH thekson se kërkesa e banorëve do të kërkonte një ndërhyrje që nuk është pjesë e projektit. Megjithatë, ARRSH nuk e refuzon plotesisht kerkesen. Në përgjigjen zyrtare thuhet se do të shqyrtohet mundësia e realizimit të një zgjidhjeje tjetër teknike. Çdo ndërhyrje e mundshme, sipas ARRSH-së, do t’i nënshtrohet vlerësimit teknik, kushteve të terrenit dhe standardeve të sigurisë rrugore. P.J/ReportTv.al ARRSH korridori i tete Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.6% Jo 60.3% Nuk e di 5.1% Vota total: 2591 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

