Shkolla e Mesme e Bashkuar dhe kopshti “Rexhep Mezini” në Ishëm të Durrësit do të hapin dyert këtë shtator në ambiente krejtësisht të reja. Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama, i cili bën të ditur se objekti i ri përfshin bibliotekë, laboratorë modernë, palestër dhe ambiente të jashtme në funksion të fëmijëve, personelit arsimor dhe komunitetit. Sipas tij, investimi është ndërtuar me standardet e Bashkimit Europian dhe synon të ofrojë siguri dhe hapësira për zhvillimin gjithëpërfshirës të nxënësve. Projekti është realizuar me mbështetjen e KfW dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). LEXO edhe...Policia ndërhyn në plazhin e Spillesë, hiqen 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur pa leje, procedohen 2 persona (VIDEO) Share U.D/ReportTv.al Ishëm Durres shkollë Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.6% Jo 60.3% Nuk e di 5.1% Vota total: 2591 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

