Pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, ndërsa gjatë marshimit kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor. Ata shprehen të vendosur për të vijuar reagimin e tyre, duke theksuar se protesta nuk do të ndalet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Thirrjet për protestën e 28 nëntorit synojnë të shtrijnë revoltën përtej Tiranës, me një mobilizim mbarëkombëtar kundër qeverisë Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kryeministria protesta
