Lajme Zone
Dita e 14-të e protestës, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Dita e 14-të e protestës, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Sot shënohet dita e 14-të e protestës, teksa protestuesit janë mbledhur tashmë para Kryeministrisë. Më herët, protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit për gati dy orë duke vijuar revoltën e tyre kundër qeverisë.

Sot shënohet dita e 14-të e protestës, teksa protestuesit janë mbledhur tashmë para Kryeministrisë. Më herët, protestuesit u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit për gati dy orë duke vijuar revoltën e tyre kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve dhe studentëve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Këto ditë tubimi është zhvilluar me disa tensione, me hedhje të gurëve e objekteve në drejtim të institucioneve por dhe forcave të policisë. Ndërkohë, si çdo ditë dhe sot ka prani të forcave të rendit dhe policisë.