Lajme Zone
Dita e 124-t/ Tensione në protestën në Tiranë, tubuesit përplasen fizikisht me policinë
PolitikëTop Channel

Dita e 124-t/ Tensione në protestën në Tiranë, tubuesit përplasen fizikisht me policinë

Me tensione është shoqëruar protesta e sotme e 124-të në Tiranë.

Me tensione është shoqëruar protesta e sotme e 124-të në Tiranë. Tubuesit janë përplasur me policinë teksa kishin nisur marshimin në mbyllje të fjalimeve para godinës së qeverisë.

Përplasja është shënuar pranë Drejtorisë së Policisë, teksa tubuesit dëgjohen duke thërritur në kor “Policia e krimit”.

Pas incidentit, policia ka arritur t’i shpërndajë, ndërsa forca të shumta policie vijojnë të monitorojnë situatën. Top Channel