Protestuesit janë mbledhur këtë të shtunë në Tiranë, në protestën e 105-të kundër qeverisë dhe klasës politike. Tubimi ka nisur në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit janë nisur në marshim drejt Kryeministrisë.
Protestës së sotme i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë ardhur në Tiranë për t’iu bashkuar tubimit.
Thirrja kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në pankarta dhe në thirrjet e tyre përsëriten mesazhe kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike. Top Channel

