Lajme Zone
PolitikëReport TV

Dita e 105-të e tubimit/ Përçahen protestuesit, ndahen në 2 grupe! Një pjesë bllokojnë Unazën e Vogël të Tiranës, trafik i rënduar automjetesh! Nisen drejt Zogut të Zi, Policia: Lironi rrugët! (VIDEO)


Në ditën e 105-të të tubimit në Tiranë, kur pretendohej se në shesh ndodheshin edhe shqiptarë të diasporës, protestuesit janë përçarë sërish në dy grupime. Ende pa përfunduar fjalimet para godinës së Kryeministrisë, një grup me thirrjet ‘mosbindje civile’ u shkëput dhe nisi bllokimin e rrugëve të Tiranës. LEXO edhe...Bjorn Runa: Protesta duhet të shqetësohet më shumë nga ardhja e diasporës sesa ng

Në ditën e 105-të të tubimit në Tiranë, kur pretendohej se në shesh ndodheshin edhe shqiptarë të diasporës, protestuesit janë përçarë sërish në dy grupime. Ende pa përfunduar fjalimet para godinës së Kryeministrisë, një grup me thirrjet ‘mosbindje civile’ u shkëput dhe nisi bllokimin e rrugëve të Tiranës. LEXO edhe...Bjorn Runa: Protesta duhet të shqetësohet më shumë nga ardhja e diasporës sesa nga pengimi i saj Ata u ulën përkohësisht në rrugën e Unazës së Vogël të Tiranës, pranë urës së Lanës, duke sjellë kësisoj trafik të rënduar automjetesh në një pjesë të kryeqytetit. Marrë shkas nga situata e krijuar, efektivët e Policisë u ka bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugët, në mënyrë që qarkullimi i mjeteve t'i kthehet normalitetit. Më pas grupi i protestuesve që kishte bllokuar rrugën te ura e Lanës, është nisur drejt Zogut të Zi, për të bllokuar rrugën atje, e cila është një arterie kyçe për kryeqytetin. Gjatë marshimit për në Zog të Zi protestuesit kanë bllokuar përkohësisht edhe rrugën te 'Shallvaret'. Ndërkohë më herët mbrëmjen e sotme, një incident ka ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku një autoambulancë është bllokuar mes protestuesve, një pjesë e të cilëve tentuan t’i bllokojnë rrugën. Pas pak minutash, autoambulanca arriti të kalojë. Share R.Xh/ReportTv.al bulevardi deshmoret e kombit kryeministria bllokimi i rrugeve protestat kunder qeverise proteste Tirane Komento Komente beri: 12/09/2026 21:53 Nuk e kuptoj përse policia i lejon këta plera të degjeneruar të bllokojnë rrugët. Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6215 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?