Pas kaosit të krijuar mbrëmjen e kaluar me bllokimin e rrugëve kryesore të kryeqytetit, protestuesit tërhiqen sërish nga përshkallëzimi. Protesta e 103 ishte e qetë dhe itinerari i zakonshëm, nga sheshi Skënderbej te Kryeministria.
Nga bulevardi u dëgjua e njëjta thirrje: largimi i gjithë klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore.
Edhe protestës së 103 nuk i munguan thirrjet për bllokim rrugësh, ndërsa u kërkua dalja në shesh e çdo shqiptari.
Me marshimin në rrugët e Tiranës, protestuesit mbyllën edhe mbrëmjen e 103. Ndërsa të shtunën në shesh është njoftuar protestë kombëtare, ku pritet të bashkohet edhe diaspora. Top Channel

