Lajme Zone
Përplasja për pagat e gjyqtarëve shkon në SPAK, Rama i del në mbrojtje ministrit Malaj: Dera e Thesarit nuk hapet
PolitikëPamfleti

Përplasja për pagat e gjyqtarëve shkon në SPAK, Rama i del në mbrojtje ministrit Malaj: Dera e Thesarit nuk hapet

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve pretendojnë se zyrtarët e kallëzuar kanë penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore që lidhen me trajtimin financiar të magjistratëve. Në kallëzim ngrihen dyshime për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.

Përplasja tashmë ka hyrë në një fazë të re, ku njëra palë i drejtohet SPAK-ut për përgjegjësinë penale të zyrtarëve të Financave, ndërsa pala tjetër mbështetet te argumenti se fondet publike nuk mund të çlirohen nga Thesari pa një vendimmarrje të Kuvendit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave, Petrit Malaj Përplasja institucionale për pagat e magjistratëve ka marrë një tjetër kthesë, pas kallëzimit të shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në SPAK ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie dhe drejtuesve të degëve të Thesarit në rrethe.

Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve pretendojnë se zyrtarët e kallëzuar kanë penguar zbatimin e vendimeve gjyqësore që lidhen me trajtimin financiar të magjistratëve. Në kallëzim ngrihen dyshime për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”.

Në kulmin e kësaj përplasjeje, kryeministri Edi Rama ka dalë publikisht në krah të ministrit të Financave, duke bërë të qartë se qeveria nuk e konsideron çështjen thjesht si një konflikt mes gjyqtarëve dhe administratës financiare.

Në një reagim në rrjetin social X, Rama shprehet se qëndrimi i ministrit Malaj për mënyrën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese është konsultuar paraprakisht me të dhe me ministrin e Drejtësisë. Sipas tij, edhe grupet juridike të palëve kanë arritur në të njëjtin përfundim: pushteti gjyqësor nuk mund të urdhërojë hapjen e fondeve të Thesarit pa kaluar vendimmarrja përmes Kuvendit. “Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit pa kaluar nga pushteti legjislativ. Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar dhe e shumëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.”, shkruan Rama. Kryeministri ka ironizuar edhe vetë debatin për rritjen e pagave të magjistratëve, duke e cilësuar si “historinë bajate të vetërritjes së rrogave”, ndërsa ka theksuar se gjyqtarët dhe prokurorët janë ndër kategoritë më të mirëpaguar të Republikës së Shqipërisë.

Por, pavarësisht toneve kritike, Rama ka përcjellë një garanci të qartë se rritja e pagave nuk është në diskutim. Sipas tij, ajo do të realizohet, por përmes procedurës që ai e konsideron të përcaktuar nga ndarja e pushteteve. Kallzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon…

— Edi Rama (@ediramaal) September 10, 2026 Kështu, në vend që kallëzimi në SPAK të mbetet thjesht një çështje mes shoqatave të magjistratëve dhe Ministrisë së Financave, Rama ka vendosur ta marrë publikisht në mbrojtje qëndrimin e Petrit Malajt.

Në thelb të konfliktit qëndron pyetja se kush e ka fjalën e fundit për nxjerrjen e fondeve nga buxheti i shtetit për zbatimin e rritjes së pagave, gjykatat, përmes vendimeve të tyre, apo Kuvendi, përmes miratimit të ndryshimeve dhe fondeve përkatëse buxhetore.

Shoqatat e magjistratëve e shohin moszbatimin e vendimeve si një problem serioz institucional dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e SPAK-ut. Qeveria, nga ana tjetër, këmbëngul se ekzekutimi financiar nuk mund të bëhet pa kaluar përmes procesit legjislativ.

Përplasja tashmë ka hyrë në një fazë të re, ku njëra palë i drejtohet SPAK-ut për përgjegjësinë penale të zyrtarëve të Financave, ndërsa pala tjetër mbështetet te argumenti se fondet publike nuk mund të çlirohen nga Thesari pa një vendimmarrje të Kuvendit. Ngërçi me pagat, gjyqtarët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj

10 Shtator, 11:39 përplasja për pagat e gjyqtarëve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Takimi me Nancy VanHorn, Bardhi: SHBA, aleat strategjik i Shqipërisë 10 Shtator 2026, 12:3212:32Politike PL kërkon zbatimin e vendimit të Kushtetueses, Blushi: SPAK të procedojë ministrin e Financave 10 Shtator 2026, 12:1612:16Politike Sesioni i ri parlamentar, zyrtarja e Ambasadës së SHBA-së takim me Gazment Bardhin 10 Shtator 2026, 11:4511:45Politike Pse AFD-ja gjermane është partia më e madhe edhe në Shqipëri? 10 Shtator 2026, 11:1111:11Politike Ngërçi për pagat e gjyqtarëve, Sadushi apel Ramës: Qeveria s'ka të pezullojë vendimin e Kushtetueses 10 Shtator 2026, 11:0511:05Politike Protesta te Kuvendi dhe sulmet ndaj deputetëve të PS, revoltohet Braçe: Vetëm pushka ju mungon fashista! 10 Shtator 2026, 09:1409:14Politike