Lajme Zone
Dinamo në krizë pas humbjes me Elbasanin, presidenti Bardhi: Kush nuk e ndjen fanellën të largohet që nesër
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dinamo në krizë pas humbjes me Elbasanin, presidenti Bardhi: Kush nuk e ndjen fanellën të largohet që nesër

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, ka reaguar pas humbjes ndaj Elbasanit, teksa i është drejtuar me tone të ashpra skuadrës, për këtë ecuri negative që po regjistron.

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, ka reaguar pas humbjes ndaj Elbasanit, teksa i është drejtuar me tone të ashpra skuadrës, për këtë ecuri negative që po regjistron. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas, ka zbardhur edhe fjalët e numrit 1 të “nëndetëset”, i cili kërcënon me largimin e futbollistëve që nuk e ndjejnë fanellën dhe që nuk japin maksimumin. “Kjo nuk është Dinamo dhe kjo paraqitje është e papranueshme! Fanella legjendare e këtij klubi kërkon sakrificë, karakter dhe uri për fitore. Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri, në klubin më korrekt, por në fushë nuk po i përgjigjeni as besimit, as sakrificës sonë. Nuk ka më justifikime! Kush nuk e ndien këtë fanellë dhe nuk jep gjithçka për të, lojtar apo pjesëtar i stafit, të largohet që nesër. Dinamo nuk mban askënd me zor!”, shkruan ai. Share LEXO EDHE:Goli i Vorës në shtesë i heq fitoren Dinamos, trishtim te ‘nëndetësja’! Trajneri Daja ndjek ndeshjen nga tribuna P.J P.J Shqiptarja.com TAG: ardian bardhi Dinamo City Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60.9% Jo 29.8% Nuk e di 9.2% Vota total: 2262 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?